Showbiz

Video/ Publikohet traileri i shumëpritur, Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro shfaqen sëbashku në një film

Shkruar nga Liberale

Një përrallë e lakmisë me shije vdekjeje në vitet 1920 parafytyron trailerin e parë të publikuar për filmin e shumëpritur "Killers of the Flower Moon" të regjisorit fitues të Oskarit Martin Scorsese.

Bazuar në romanin bestseller të David Grann me të njëjtin emër, yjet Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone janë në qendër të një hetimi për vrasjet serike të anëtarëve të fisit Osage në Oklahoma.

“Është një projekt për të cilin jam krenar dhe mezi pres ta ndaj me ju”, shkroi DiCaprio në Twitter së bashku me trailerin.

Në western-in 156-minutësh luajnë gjithashtu Robert De Niro, Jesse Plemons, John Lithgow dhe Brendan Fraser.

"Më bëri vërtet përshtypje niveli i kujdesit, si në zhvillimin e tregimit ashtu edhe në nivelin e kërkimit," tha David Grann në një intervistë me Uproxx duke iu referuar një përshtatjeje "besnike dhe të ndjeshme".

https://youtu.be/EG0si5bSd6I

Me një buxhet prej 200 milionë dollarësh, filmi është prodhimi më i shtrenjtë i Apple Original Films në bashkëpunim me Paramount.

Premiera zyrtare do të zhvillohet të shtunën më 20 maj në Grand Théâtre Lumière në Festivalin e Filmit në Kanë. Ai pritet të dalë, siç raportohet nga Guardian, në kinema në tetor dhe më pas përmes transmetimit në Apple TV+.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH