Globi

Video/ Publikohen momentet e fundit të Armitës 16-vjeçare në metro, pak para se të shtyhej drejt vdekjes

Shkruar nga Liberale
Video/ Publikohen momentet e fundit të Armitës 16-vjeçare
Kamerat e sigurisë në metronë e Teheranit kanë kapur momentet e fundit të 16-vjeçares Armita Geravand më 1 tetor, pak para se ajo të shtyhej drejt vdekje, fillimisht duke rënë në koma e pastaj duke humbur jetën në spital. Në video shihet 16-vjeçarja, e cila nuk mban shami, duke hyrë në një stacion metroje, duke blerë një biletë, duke vizituar një dyqan dhe në fund hyn në trenin nga i cili doli pak minuta më vonë pa ndjenja. Versioni zyrtar i autoriteteve iraniane është se 16-vjeçarja "u vu nën presion" duke mohuar çdo "konfrontim verbal apo fizik mes saj dhe pasagjerëve apo zyrtarëve të metrosë". Duke njoftuar vdekjen e 16-vjeçares pas 27 ditësh qëndrimi në spital, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim citoi "opinionin zyrtar të mjekëve", sipas të cilit adoleshentja "pësoi një rënie që çoi në dëmtim të trurit, i ndjekur nga konvulsione të vazhdueshme, ulje të oksigjenimit të trurit dhe edemë cerebrale, pas një rënie të papritur të presionit të gjakut." Megjithatë, organizatat joqeveritare thonë se 16-vjeçarja nga rajoni kurd u plagos rëndë pasi u sulmua nga anëtarët e policisë morale të Iranit, e cila ka për detyrë të zbatojë kërkesën e vendit që gratë të mbajnë shami në publik./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH