Aktualitet

Video/ Policisë i ikën nga duart i kërkuari, shtrin në tokë gazetarin

               Publikuar në : 15:14 - 27/07/21 liberale

Parodia e Forcave Speciale, iu ikën nga duart i kërkuari, shtrijnë në tokë gazetarin (VIDEO)
3 minuta më parë

Një aksion pa rezultat i policisë është filmuar nga gazetarët e News 24 pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur një makinë luksoze largohet nga duart e efektivëve të policisë, teksa qëndronin rreth tij.

Forcat Speciale i ndalin para makinës me xhama të zinj, ku të maskuar dhe me armë kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi.

Më pas, efektivët i marrin celularin dhe shtrijnë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj, ndërsa ndërhyn gazetarja Klodiana Lala. Në video dëgjohet kjo e fundit, teksa iu thotë policëve se Gjençaj është gazetar dhe duhet ta lënë të lirë.

Pjesë nga debati i gazetares Lala me efektivin:

Klodiana Lala: O zotëri, jemi gazetarë.
Efektivi: Jo, jo s’je gazetare fare para operacionit të policisë.
Klodiana Lala: Është kolegu im ai zotëri.
Efektivi: Mos u afro, hera e parë dhe e fundit që afrohesh, se do quhesh bashkëpunëtore, lëre tani. Zhduku!
Klodiana Lala: Është kolegu im o vëlla, si e shtrini në tokë. Lëre kolegun tim, ç’punë ke ti.
Efektivi: Keni ardhur në momentin e ndërhyrjes. Vini na pengoni.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back