Aktualitet

Video/ Policia shpërndan ujë për familjet në Kakavijë

               Publikuar në : 15:43 - 14/08/20 liberale

Radhët e gjata të pritjes për të kaluar në Greqi përmes doganës së Kakavijës, kanë qënë rraskapitëse për qindra familje shqiptare. Moti i nxehtë me temperature perveluese deri ne 40 gradë ka sjell shqetësime edhe në shendetin e një pjese të qytetareve që presin dëshpërimisht të kalojnë doganën.

Për këtë arsye , Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, gjatë paradites dhe mesditës së sotme kanë shpërndarë dhe vijojnë të shpërndajnë qindra shishe me ujë për drejtuesit e mjeteve, familjarët dhe të afërmit që udhëtojnë me ta, si dhe për pasagjerët e autobusëve që janë në pritje për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.

Shërbimet e Policisë janë shtrirë përgjatë aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë, duke i ardhur në ndihmë çdo qytetari në nevojë.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos dynden drejt Kakavijës, pasi në ditët e ardhshme pala greke do të kufizojë akoma më shumë lëvizjet drejt shtetit grek.

KakavijëPolicia në ndihmë të qytetarëve, të cilët për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, po qëndrojnë në radhë…

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 14. August 2020

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back