Aktualitet

Video/ Policia në aksion për fshirjen e parullave kundër Veliajt

Shkruar nga Liberale
Video/ Policia në aksion për fshirjen e parullave kundër Veliajt

Policia ka nisur heqjen e posterave dhe parrullave kundër kryebashkiakut Erion Veliaj nga muret dhe shtyllat e kryeqytetit.

Posterat, të cilët përmbajnë fytyrën e Veliaj dhe mbishkrimin ‘Pështy këtu’ janë vënë ditët e fundit, pas vendimeve të njëpasnjëshme të Veliajt për të shembur Teatrin Kombëtar – fillimisht duke marrë pronësinë e tokës, pastaj duke miratuar shembjen e teatrit në një mbeldhje Këshilli Bashkiak të paligjshme.

Teatri Kombëtar u shem në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës, ndërkohë që pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, disa prej të cilëve u dhuanun dhe u arrestuan.

https://www.facebook.com/exitshpjegonshqiperine/videos/2288996571406366/?t=2

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH