Aktualitet

Video/ Po transportonin 19 klandestinë, arrestohen 5 persona

Shkruar nga Liberale
Video/ Po transportonin 19 klandestinë, arrestohen 5 persona

Në kuadër të operacionit "Klandestinët", policia ka vënë në pranga 5 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Ata u kapën duke transportuar 19 shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor, i koduar “Klandestinët” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera.

Kapen duke transportuar 19 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Korçë, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku falë veprimeve të mirëorganizuara kanë goditur dy raste, të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.

• B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.

• A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").

• E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë.

• M.M, 20 vjec, banues në Tiranë.

Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi:

• E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volkswagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë.

Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë./Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2963551067203693/?t=8

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH