Sport

Video/ Plas në Peqin, dhunohet barbarisht gjyqtari nga Tirana

Shkruar nga Liberale
Video/ Plas në Peqin, dhunohet barbarisht gjyqtari nga Tirana

Dhuna në futbollin është një sëmundje që nuk po gjen shërim. Takimi i javës së 11-ë midis Shkumbint dhe Dinamos është mbyllur në mënyrën më të shëmtuar teksa disa tifozë peqinas kanë zbritur në fushë dhe ia janë turrur gjyqtarit kryesor të sfidës Sokol Bebja duke e goditur me grushta.

Revoltimi erdhi për shkak të pretendimeve të skuadrës së Shkumbinit dhe tifozëve të tij në lidhje me gjykimin e Bebjas. Ai është nxjerrë me vështirësi jashtë stadiumit.

Takimi mes Shkumbinit dhe Dinamos ka qenë tepër i tensionuar dhe në fushë teksa janë marrë 3 kartona të kuq dhe plot 8 të verdhë.

Dhuna ndaj gjyqtarit ne Peqin - PANORAMASPORT.AL on Vidnews.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës çdo person që dhunon gjyqtarin apo çdo zyrtar tjetër të takimit dënohet me 1-3 vite burg.

Dinamotivët dhe peqinasit po luftojnë këtë sezon për të shpëtuar nga rënia në Kategorinë e Dytë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH