Aktualitet

Video/ Përplasjet e dhunshme në Tiranë, polici u drejton armën tifozëve

Shkruar nga Liberale

Përplasje të dhunshme kanë ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë, mes tifozëve dhe policisë. Shumë të lënduar, mes të cilëve edhe policë, kanë përfunduar në spital, ndërsa disa tifozë janë shoqëruar në komisariat.

Një video amatore e shpërndarë në internet, tregon momentin kur një efektiv policie u drejton armën tifozëve. Në video duket një një grup policësh që përpiqen të arrestojnë disa tifozë në zonën e kryqëzimit të “21 Dhjetorit”.

Në një moment, njëri prej efektivëve nxjerr për pak sekonda pistoletën dhe e drejton për nga disa tifozë të tjerë, ndërsa kolegët vijojnë me shoqërimet e tifozëve. Nuk është e qartë se cilës skuadre i përkisnin tifozët.

https://youtu.be/9Xovef1ao9c

Videoja ka shkaktuar reagime në internet, për sjelljen e policit. Por nga ana tjetër, ajo që të tërheq vëmendjen, janë lajmet nga mediat që bëjnë "të paditurën" për policin, duke qëndruar në kuadrin e dyshimit, nëse është një efektiv policie apo një person i panjohur, që nxjerr armën mes tifozëve.

Gjithsesi, deri tani nuk ka asnjë reagim nga Policia për incidentin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH