Kryesore

Video/ Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, raportohen 50 viktima

               Publikuar në : 08:38 - 21/04/19 Liberale

50 persona raportohen të jenë vrarë dhe më shumë se 200 të plagosur nga disa shpërthime në kisha dhe hotele në Sri Lanka.

Janë raportuar të paktën gjashtë shpërthime, shkruan BBC. Ngjarja ndodhi gjatë kremtimeve të pashkëve.

Dita e Pashkës është një nga festa të mëdha në kalendarin e krishterë. Pamjet e shpërndara në media treguan se si një nga kishat, ajo e St Sebastian në Negombo është përgjakur që nga tavani e deri tek dyshemeja.

Sipas BBC, mediat e Sri Lankës raportojnë se mes viktimave ka edhe turistë të huaj.

Mediat thonë se është një numër më i lartë viktimash, por sipas një burimi të BBC në spital, raportohet për 27 viktima.

Ndërsa “Reuters” citoi një burim policor duke thënë se më shumë se 50 vdiqën vetëm në Negombo.

Forcat e sigurisë dyshojnë se dy shpërthimet në kisha e hotele janë akt i grupeve terroriste. /Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *