Globi

Video/ Operacioni i shpëtimit bëhet viral, në pak sekonda zjarrfikësit i shpëtojnë jetën 74-vjeçares

Shkruar nga Liberale
Video/ Operacioni i shpëtimit bëhet viral, në pak sekonda
Me veprime të shpejta dhe të vendosura, Brigada e Zjarrfikëses së Singaporit arriti të shpëtojë një 74-vjeçare, e cila po kërcënonte të hidhej nga ballkoni i banesës së saj. Operacioni i pabesueshëm i shpëtimit u zhvillua të shtunën e kaluar dhe është bërë viral në 24 orët e fundit falë lëvizjeve jashtëzakonisht të shpejta të shpëtimtarëve. Siç shihet edhe në video, ekipet e shpëtimit, të cilët janë përhapur në të gjitha banesat përreth, pa humbur kohë të çmuar dhe me lëvizje tepër të koordinuara hedhin rrjetat e sigurisë duke arritur në pak sekonda të imobilizojnë gruan, e cila nuk ka kohë të reagojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH