Kryesore

Video/ Nudo, se*s dhe drogë në plazhin e Vilë Bashtovës

               Publikuar në : 10:24 - 06/09/19 LP

Një fenomen që nuk shihet rrallë në plazhet shqiptare, është vënë re këto ditë shtatori në plazhin e Vilë Bashtovë, në grykëderdhjen e Shkumbinit.

Sipas gazetares së ABC news, një numër i madh ruletash janë ndalur në zonë, teksa në to ka pasur kryesisht turistë të huaj.

Ata janë shfaqur nudo duke notuar, apo duke shëtitur në plazh pa u shqetësuar fare, pavarësisht se bëhet fjalë për një plazh publik, madje arrijnë deri aty sa kryejnë marrëdhënie në grup.

Në zonë kundërmon era hashash e drogërash të tjera, ndërsa shiringat dhe shenjat e përdorimit të drogërave kanë mbetur gjithandej.

Plazhi i Vilë Bashtovës është braktisur nga pushuesit vendas, ndërsa është kthyer në një destinacion për pushuesit nudo për se*s, drogë dhe muzikë./Gazeta Liberale

(Visited 236 times, 5 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *