Të gjitha

Video/ Njerëzit presin në radhë të gjata për të blerë një maskë

               Publikuar në : 20:06 - 24/02/20 liberale

Në një qytet të Koresë së Jugut, qindra njerëz janë filmuar teksa presin në radhë të gjata për të blerë maska për fytyrën, nën frikën e prekjen nga koronavirusi.

Mediat e huaja shkruajnë se një numër i gjatë njerëzish “bllokuan” dyert e një supermarketi në qytetin Daegu.

Koreja e Jugut thuhet se ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, jashtë territorit të Kinës, pasi infeksionet erdhën në fundjavë, duke arritur në 830 të hënën në mëngjes.

Në vendin aziatik, nga të prekurit, 8 vetë kanë vdekur, raportojnë mediat koreano-jugore.

Më shumë se 140 nga rastet e reja të Koresë së Jugut ishin në dhe afër Daegu, qyteti me 2.5 milionë njerëz./Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back