Aktualitet

Video nga operacioni i sotëm në Elbasan

               Publikuar në : 22:02 - 14/06/19 Liberale

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit të kapjes të të përfshirëve në tre ngjarje kriminale të vjetra kriminale në qytetin e Elbasanit, ku në pranga ra edhe Florenc Çapja.

Aksionet e policisë janë zhvilluar në ambjente banese ku shihet teksa forcat e policisë ndërhyjnë edhe me qenë anti-drogë, ndërkohë që në total në pranga ranë 10 persona. Nga përgjimet për grupin Çapja u zbulua edhe një aferë korrupsioni në AMA, ku janë dhënë në kundërshtim me ligjin licensa për televizone kabllorë.

Forcat Renea zbarkuan mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Në pranga ranë disa pjesëtarë të fisit Çapja.

Operacioni, u zhvillua nga Njësia Hetimore pranë Task – Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale. Në operacion u përfshinë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Forcat Speciale RENEA, FNSH-ja dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë këtij operacioni u bënë kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente të tjera. U arrestuan dhe u ndaluan 10 persona si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë. U sekuestruan dy armë zjarri, radio policie, dylbi, drogë, municion e sende të tjera. Gjithashtu u shoqëruan disa persona për verifikim/ Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *