Globi

VIDEO/ Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tregon shenjat e shkaktuara nga plumbat e forcave serbe në KiE

Shkruar nga Liberale
VIDEO/ Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tregon shenjat e

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevçi, është rrëfyer në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për luftën e vitit 1999 nga ushtria serbe, ku i kishin vrarë anëtarët e familjes, e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç kur kishte mbetur e plagosur rëndë.

Bogujevçi përpara Asamblesë në të cilën po diskutohej për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit tregoi shenjat në duart e saj, duke thënë se ende nuk kishte drejtësi për këtë krim.

Ajo gjithashtu tha se edhe pse kishin kaluar 25 vite nga masakra që ndodhi në familjen e saj, Kosova ende vazhdonte të sulmohej. Ajo tha se “kurrë nuk ka pasur kërkim falje, nuk ka pasur asgjë të ndërmarrë për të sjellë drejtësi, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur atëherë, por edhe tani”.

Si përfundim Bogujevçi tha se personat që kishin kryer sulmin terrorist më 24 shtator janë ende të lirë në Serbi të cilët ende nuk kanë marrë gjykimin e tyre.

“25 vite më parë si një 13-vjeçare i kam mbijetuar një masakre të ushtrisë serbe, që atëbotë ishte udhëhequr nga njerëzit që ende udhëheqin Serbinë tash dhe ishin pjesë e atij regjimi. Si 13-vjeçare unë mbeta e shtrirë në një grumbull të trupave të familjes sime me 16 plumba.

Sot kam ende këto shenja në dorë, e pjesët e tjera të trupit tim. E të shoh pas 25 vitesh, që vazhdimisht sulmohemi verbalisht dhe në mënyra tjera, së fundi edhe me sulm terrorist, është e papranueshme. Mjaft është mjaft. Kurrë nuk ka pasur kërkim falje, nuk ka pasur asgjë të ndërmarrë për të sjellë drejtësi, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur atëherë, por edhe tashmë. Njerëzit që kryen sulm terrorist më 24 shtator janë në Serbi, dhe nuk po gjykohen”, tha Bogujevçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH