Aktualitet

Video/ Najada Çomo: Virusi i rrezikshëm, reduktoni daljet publike

Shkruar nga Liberale
Video/ Najada Çomo: Virusi i rrezikshëm, reduktoni daljet publike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë publik apelin e prof. Najada Çomo, Shefe e Shërbimit të Infektivit në QSUT, ku po trajtohen të prekurit nga COVID19 që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë.

Prof.Çomo shprehet se në Shërbimin Infektiv numri i të shtruarve ka ardhur duke u rritur dhe një pjesë e tyre janë në gjendje të rënduar në terapi intensive.

“Siç jeni në dijeni rastet po rriten, por ajo çka unë dua të tërheq vëmendjen është se personat e shtruar në Shërbimin Infektiv, një pjesë janë në gjendje të rënduar e një pjesë e tyre në terapi intensive”, tha Çomo.

Duke theksuar se situata është për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore, Çomo u ka drejtuar qytetarëve një lutje për të ulur në minimum frekuentimin e ambienteve publike.

“Qytetarë të nderuar është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore për shëndetin tuaj. Ne jemi në krye të detyrës për t’ju shërbyer, por keni një detyrim madhor, të qëndroni sa më larg nga personat e sëmurë dhe ulni në minimum frekuentimin e ambienteve publike”, tha Çomo.

Prof. Najada Çomo nënvizon se ky virus është i rrezikshëm dhe mund të transmetohet te të gjitha moshat ndaj dhe qytetarët duhet të mbrohen sa më shumë në mënyrë që të mos kemi numër të shtuar personash të prekur nga COVID19.

“Mos harroni që maska është e vetmja armë mbrojtëse që kemi. Virusi është midis jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur sa më shumë, në të kundërt do të kemi një numër të shtuar personash. Virusi nuk ka më përzgjedhje, mund të kapi çdo lloj moshe dhe nuk është vetëm mosha e tretë që preket nga ky virus, por janë moshat e reja që preken dhe sigurisht janë ata që e dërgojnë tek moshat e tjera, duke cënuar realisht shëndetin e tyre. Ju lutem kini në vëmendje që ky virus është shumë më tepër mes jush tani që vendi është hapur”, tha Çomo në videomesazhin e saj.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/608462916691270

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH