Globi

Video/ Momente tmerri, përleshje me armë në kishën e Teksasit

Shkruar nga Liberale
Video/ Momente tmerri, përleshje me armë në kishën e

Dy besimtarë mbetën të vdekur, pasi një person hapi zjarr në një kishë në Teksas.

Ai u qëllua më pas nga një anëtar i armatosur i kishës, që kujdesej për sigurinë e të pranishmëve brenda saj.

Sipas një ligji të miratuar në muajin shtator, personat që kanë leje, mund t’i mbajnë armët e tyre edhe në vendet e lutjes.

Dëshmitarët kanë raportuar se sulmuesi kishte një mjekër të rreme dhe syze, si dhe ka bashkëbiseduar me besimtarët para se të niste sulmin. Byroja Federale e Kërkimeve (FBI) është duke e ndihmuar policinë lokale në procesin e hetimeve, që po synon të identifikojë motivin e sulmuesit.

Teksasi është përballur me një varg sulmesh me armë zjarri në 2019-n. Në muajin gusht, 22 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur në një dyqan në El Paso.

Në po të njëjtin muaj, disa të shtëna të tjera kanë rezultuar me vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve në Odesa të këtij shteti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH