Globi

Video/ Momente sikleti për kancelaren gjermane, filmohet teksa …

Shkruar nga Liberale
Video/ Momente sikleti për kancelaren gjermane, filmohet teksa …

Kancelarja gjermane Angela Merkel asnjëherë nuk e pranoi se kishte probleme me shëndetin, pavarësisht se gjatë kësaj vere videot e saj teksa i dridhej trupi bënë xhiron e mediave botëror.

Po tashmë që ishte harruar kjo çështje, Merkel është filmuar sërish në një moment të sikletshëm.

Ajo ka qenë në kampin famëkeq në Aushtviz, në të cilin janë ekzekutuar mijëra hebrenj.

Pamjet treguan se teksa po kthehej, pasi vuri kurora në një mur që dikur shërbente për ekzekutimet,

Merkel u duk se pengohej dhe thuajse po binte mbrapa nga humbja e ekuilibrit.

Mundi ta mbaje veten dhe u ndihmua nga Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, i cili e ndihmoi të mos rrëzohej./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1109340,1109339,1109338"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH