Ky është momenti kur një shofer në Los Anxhelos kalon me shpejtësi përmes një semafori të kuq përpara se të përplaset me pesë makina në një kryqëzim, duke vrarë gjashtë vetë.
Mes viktimave edhe një foshnjë dhe një grua shtatzënë.
Mercedesi i zi që drejtohej nga një infermiere 40 vjeçare futet me semaforin e kuq pranë një karburantit kur ishte me rreth 135 km në orë dhe më pas përplaset në kryqëzim, duke shpërthyer në flakë mes automjeteve të tjera.
Automjetet e tjera kërcejnë nëpër rrugë përpara se të ndalojnë në një gërmadhë të shkatërruar vetëm disa metra larg nga karburanti.
Aksidenti, midis South La Brea Avenue dhe Slauson Avenue, vrau mes 6 viktimave gruan shtatzënë, fëmijën e saj të palindur dhe një tre vjeçare. /Liberale.al/