Aktualitet

Video/ Meta: Një udhëtim ëndrrash në bjeshkët e Prevallës

               Publikuar në : 17:31 - 14/08/19 R Liberale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta të mërkurën e ka konsideruar një udhëtim ëndrrash vizitën e tij në bjeshkët e Prevallës dhe Brezovicës.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Presidenti Meta shfaqet duke ecuar përmes një terreni të thyer në bjeshkët e Prevallës dhe të Brezovicës, aty ku sipas tij, ndërthuren si askund tjetër pyjet me ahe dhe me pisha dhe ku vegjetacioni dhe biodiversiteti është mahnitës.

Një udhëtim ëndrrash mes bukurive magjepsëse të Bjeshkëve të Prevallës dhe të Brezovicës, aty ku ndërthuren si askund tjetër pyjet me ahe dhe me pisha, ku vegjetacioni dhe biodiversiteti është mahnitës”,- shkruan Meta në Facebook.

Prevalla është qendër skijimi dhe fshat turistik, 28 km larg Prizrenit dhe rreth 12 km larg Brezovicës. Prevalla është një destinacion popullor për alpinistët dhe skiatorët. Ajo shtrihet 1800 m mbi nivelin e detit. Prevalla ndodhet në jug të Kosovës në Malet e Sharrit, në rrugën e cila shkon nga Prizreni nëpërmjet Prevallës në drejtim të Shtërpcës.

(Visited 20 times, 1 visits today)

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *