Aktualitet

Video/ Meta kujton Dritëro Agollin 4 vjet nga ndarja nga jeta

Shkruar nga Liberale
Video/ Meta kujton Dritëro Agollin 4 vjet nga ndarja nga jeta

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin e madh shqiptar Dritëro Agolli me një mesazh të ndjerë.

Kreu i Shtetit shkruan se Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve.

“Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve. Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë. Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë! ???”, shkruan Presidenti Meta.

Videon e publikuar nga Meta e gjeni KËTU

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH