Life Style

Video/ Mes lotësh, Lei Kraja flet për ndarjen e prindërve

               Publikuar në : 15:30 - 21/01/21 liberale

Moderatorja e njohur, Lei Kraja ishte e ftuar në emisionin ?E ardhmja është vajzë? me Ermira Çaushollin në ABC. Lei foli edhe për divorcin e prindërve të saj vite më parë, që i ka lënë akoma dhe sot e kësaj dite gjurmë.

“Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë”, ka rrëfyer Lei.

Më pas ajo shton: “Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. Është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë. Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë 4 fëmijë me të gjithë të mira”, ka treguar Lei ndërkohë që është prekur dhe nisi të lotojë në studio duke prekur edhe të ftuarit e tjerë.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back