Të gjitha

Video/ ‘Merr flakë’ oqeani në Gjirin e Meksikës

               Publikuar në : 13:44 - 03/07/21 liberale

Një zjarr në sipërfaqen perëndimore të oqeanit në Gjirin e Meksikës u shkaktua për shkak të rrjedhjes së gazit, në një tubacion nënujor që e lidhte me platformën e naftës. Shpërthimi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në zonën e naftës së Ku Maoob Zaap dhe u deshën më shumë se 5 orë për të shuar flakët.

Në këtë zonë, operon kompania e rëndësishme e naftës, “Petroleos Mexicanos” (Pemex), e cila iu referua incidentit si mosfunksionim elektrik dhe zbatoi menjëherë protokollin e sigurisë.

Zyrtarë të kompanisë janë shprehur se nuk ka ndodhur asnjë rrjedhje nafte në oqean, ndërsa nuk kanë shpjeguar se çfarë po digjej në sipërfaqen e tij.

Videoja virale tregoi flakë të zjarrta që dilnin nga uji dhe ngjanin si llavë e shkrirë në një formë rrethore. Aktivistët ambientalistë e liderë demokratë u hodhën menjëherë në sulm kundër autoriteteve që vendosin ligjet për kompanitë e naftës duke bërë thirrje për krijimin e një Marrëveshjeje të Gjelbër të Re.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back