Sport

Video/ Mançesteri ngjyroset blu, pritje madhështore për fituesit e Champions League

Shkruar nga Liberale
Video/ Mançesteri ngjyroset blu, pritje madhështore për
Sezoni përfundoi në mënyrën më ideale për Manchester Cityn, i cili fitoi Champions League për herë të parë në historinë e tij dhe festoi një tripletë historike. Pep Guardiola dhe lojtarët e tij janë kthyer në shtëpi dhe në rrugët e Mançesterit, pavarësisht shiut të dendur, mijëra tifozë të Cityt brohoritën heronjtë e tyre për arritjen e rrallë. “Blutë” parakaluan me autobus të hapur dhe me trofetë në duar, me gëzimin evident në pjesën... blu të qytetit. Në paradë u shfaqën sigurisht golashënuesi i "artë" Rodri, i cili shënoi golin e fitores në finale, Haaland dhe Grillis, me të parët që i lanë shampanjë të dytët dhe Pep Guardiola, i cili u shpreh se parada është pothuajse normale në shi, sepse... ja çfarë do të thotë Mançester! Manchester City fitoi përballë Inter në Stamboll, ku u luajt edhe finalja e Champions. City e mbyll kështu edicionin me tripletë titujsh. Përveç Champions League, skuadra e Pep Guardiolës ka fituar këtë sezon Premier League-n dhe Kupën FA. Kjo ishte hera e dytë në 3 vjet që City shkonte në finalen e Champions League. Në vitin 2021, ata humbën përballë Chelsea-t. Në Angli deri më tani, vetëm Manchester United ka arritur të fitojë tripletën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH