Aktualitet

Video/ Manastirliu nxjerr pamjet brenda COVID2, apel qytetarëve

               Publikuar në : 11:37 - 14/08/20 liberale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video, duke paraqitur situatën brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ose COVID2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital.

Ministrja Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjen e maskës dhe kudesit për higjienën, për të frenuar Covid-19.

“Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve”, shkruan Manastirliu ne rrjetet sociale.

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët: “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha prof. Bala.

Dëshmitë nga COVID2

📍SPITALI “Shefqet Ndroqi” PA KOMENT!#VendoseMaskën#RuajDistancimin#KujdesuPërHigjienënMos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve 🤜#COVID19🤛

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 14. August 2020

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back