Videoja e mëposhtme tregon momentin tronditës kur një makinë policie u përplas me supermarketin dhe për pak sa nuk goditi një blerëse, e cila e shmangu në kohë përplasjen.
Pamjet e CCTV treguan policët duke u përplasur me dyqanin, pasi shmangën një shofer që po kthehej djathtas në parkingun e makinave.
Policia ka goditur dyert e dyqanit por pa arritur të përplasë gruan, e cila ka vënë dorën në gjoks dhe është rrëzuar.
Përplasja ndodhi në orën 11:35 të mëngjesit të së mërkurës 21 në Lisburn, Irlanda e Veriut dhe më pas zona u rrethua.
Policia konfirmoi në një deklaratë se kishte raportuar për një person që kishte marrë lëndime të lehta./Liberale.al