Aktualitet

Video/ Kush është anëtari i bandës së Llanajve

Shkruar nga Liberale
Video/ Kush është anëtari i bandës së Llanajve

Policia e Shtetit ka publikuar një video ku shihet 38-vjeçari Tesi alias Tesilvan Basho, anëtar i bandës së Llanajve, i cili u arrestuar sot në Selenicë të Vlorës pasi ishte i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje.

"Kapet një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me percedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve", njofton policia.

Zanafilla konflikteve të përgjakshme të kësaj bande daton më shumë se 20 vite më parë, në vitin 1998, kur anëtarë të familjeve Llanaj dhe Petraj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, e ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Petraj.

E që atëherë hakmarrjet e nisura dy dekada më parë ndaj fisit Llanaj, jo vetëm që nuk janë shuar, por kërkojnë të marrin jetë të tjera.

Shihni videon më poshtë:/Gazeta Liberale

https://www.dailymotion.com/video/x7mrct1

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH