Globi

Video/ “Kupola e hekurt”, sistemi që aktivizohet kur Izraeli sulmohet

Shkruar nga Liberale
Video/ “Kupola e hekurt”, sistemi që aktivizohet kur Izraeli

“Kupola e hekurt”, sistem kundër-raketor, ka shkatërruar gati 90 për qind të raketave që janë hedhur nga Hamasi drejt qyteteve izraelite, njofton ushtria e Izraelit.

Ky sistem mbrojtës, i cili është përdorur për herë të parë në vitin 2011, është zhvilluar nga kompanitë izraelite Rafael Advanced Defence Systems dhe Israel Aerospace Industries, me përkrahjen financiare dhe teknike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe është dizajnuar që të ndalë raketat me rreze të shkurtër veprimi.

“Kupola e hekurt” bazohet në sistemin e radarit që analizon për të përcaktuar nëse raketa që është në lëvizje, paraqet rrezik në zonat e banuara apo në vendet me infrastrukturë shumë të rëndësishme.

https://twitter.com/i/status/1392184942801653775

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH