Showbiz

Video/ Krejt e shokuar, pamje nga dasma madhështore e dy këngëtarëve, kush ishin të ftuarit specialë

Shkruar nga Liberale
Video/ Krejt e shokuar, pamje nga dasma madhështore e dy
Pa shumë bujë dhe reklamim në media, dy këngëtarët e dashur, Venera Lumani dhe Lind Islami i kanë dhënë fund bashkëjetesës së tyre duke kremtuar dashurinë prej vitesh me një martesë madhështore. Ata janë mjaftuar me një postim të thjeshtë në rrjetet sociale, por ka qenë kompania e organizimit të dasmës që ka publikuar disa momente krejt të veçanta të suprizimit të nuses. Mesa duket, përgatitja e sallës është lënë në dorë të organizatorëve, dhe për nusen, Venerën ka qenë një befasi e plotë. Gjithë ambienti i zbukuruar me qirinj dhe trëndafila të bardhë krijon një ambient paqësor dhe romantik, ashtu si vetë natyra e çiftit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ami Event (@amievent_official)

Pjesë e dasmës të zhvilluar në një lokal në Gjirin e Lalëzit, kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike. Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska – janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë. Çifti e paralajmëroi dasmën pak muaj më parë në një intervistë televizive. “Kemi menduar për një ceremoni martese. Kjo është periudha, prandaj ndoshta ka ardhur kaq bukur ky 2023 me plane të reja sepse i kemi menduar këto gjëra. Deri tani ishim të fokusuar shumë vetëm te puna, ndërkohë tani sikur ndihemi gati të ecim akoma,” tha Lindi pak muaj më parë te “Rudina”. “Do bëjmë dasmë në vitin 2023,” shtoi Venera. Çifti u njoh në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar. [gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1388652,1388651,1388650,1388649"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH