Aktualitet

Video-konferenca/ Basha: Ja biseda me komisionerin për zgjerimin e BE

               Publikuar në : 19:14 - 26/03/20 liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lajmëruar se ka përfunduar një video-konferencë me komisionerin për zgjerimin e BE Oliver Varhelyi ku ka folur për 15 kushtet e negociatave si dhe për ndihmën për të përballuar koronavirusin.

“Sapo përfundova një videokonferencë me komisionerin për zgjerimin e BE Oliver Varheliyi. E falenderova atë dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas 15 kushteve.

E garantova që opozita, PD dhe unë personalisht do të bëjmë çfarë kemi në dorë dhe do të kontribuojmë për plotësimin e 15 kushteve. Plotësimi i tyre dhe zbatimi i Reformave të nevojshme do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqënies ekonomike të çdo familjeje.”, tha Basha.

Fjala e Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë,

Sapo përfundova një videokonferencë me komisionerin për zgjerimin e BE Oliver Varheliyi. E falenderova atë dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas 15 kushteve.

E garantova që opozita, PD dhe unë personalisht do të bëjmë çfarë kemi në dorë dhe do të kontribuojmë për plotësimin e 15 kushteve. Plotësimi i tyre dhe zbatimi I Reformave të nevojshme do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqënies ekonomike të çdo familjeje.

Komisionerin dhe BE falenderova edhe për ndihmën ekonomike që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit dhei kërkova të shohë çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë. Pasi përveç pamundësisë për të plotësuar nevojat në shëndetësi Shqipëria është e varfër dhe e ka të domosdoshme ndihmën ndaj familjeve në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe ekonominë.

I kërkova dhe rialokimin e fondeve brenda instrumentit të paraaderimit IPA, në mbështetje për ekonominë, shëndetësinë, mbështetja sociale. I kërkova të na ndihmojë dhe instrumentet e tjera të BE, si Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH.

Nuk jemi vetëm. Ditë më të mira do të vijnë. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back