Aktualitet

Video/ Këshilltari i Metës në Kushtetuese: Çfarë kërkon presidenti

Shkruar nga Liberale
Video/ Këshilltari i Metës në Kushtetuese: Çfarë

Presidenti Ilir Meta iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese sërish për çështjen e Teatri Kombëtar.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, këshilltari juridik i presidentit, Bledar Dervishi tha se ka dorëzuar kërkesën e dytë të Metës për Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij ka në përmbajtje të saj shfuqizimin e vendimit të datës 8 maj të Këshillit të Ministrave që i kaloi në pronësi Teatrin Kombëtar, Bashkisë së Tiranës.

"Këshilli bashkiak diskuton nesër për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu në të njëjtin truall. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon restaurimin e ndërtesës historike 80 vjeçare.

Organizata Europa Nostra e futur Teatrin e Shqipërisë në listën e 7 objekteve kulturore më të rrezikuara dhe ka shprehur gadishmërinë ta restaurojë me fonde europiane", shkruhet në Facebook-un e "Zërit të Amerikës", teksa publikohet edhe videoja e prononcimit. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/850253262118746

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH