Showbiz

Video/ Këngëtarja e njohur rrëzohet në skenën e Miss Shqipëria 2022

Shkruar nga Liberale
Video/ Këngëtarja e njohur rrëzohet në skenën e Miss

Këngëtarja Adelina Tahiri ka pësuar një incident në skenën e “Miss Shqipëria 2022”.

Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme për të performuar në konkursin e bukurisë, që u mbajt në kalanë e Porto Palermos në Himarë.

Teksa u fut në skenë dhe po përshëndeste të pranishmit, Adelina u rrëzua, pasi nuk e vuri re shkallën. Videon e ngjarjes e ka shpërndarë vetë këngëtarja, e cila si duket e ka marrë incidentin me sportivitet.

“Msyshi” shkruan ajo, duke e shoqëruar me një emoji që qesh me lot.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH