Politikë

Video/ Kandidati i PS-së në Librazhd e kthen fjalimin e tij në tekst kënge

Shkruar nga Liberale
Video/ Kandidati i PS-së në Librazhd e kthen fjalimin e tij në

Kandidati i Partisë Socialiste në Librazhd, Mariglen Disha, teksa nisi të prezantonte programin e tij për bashkinë, e shndërroi atë në një tekst muzike, duke i dhënë ritëm tonit të zërit.

Ky moment ka shkaktuar ilaritet e të qeshura në sallë, madje dhe tek i dërguari i Partisë Socialiste në qark Damian Gjiknuri.

Kam biseduar me ju në çdo fshat dhe çdo cep të qytetit ku kam ndarë me ju problemet që keni. Ju garantoj që të gjitha problemet që keni nuk do t’i shmang asnjëherë, por do mundohem t’i zgjidh. Kam dëshirë dhe vullnet t’ju shërbej juve duke investuar në infrastrukturë rrugore, në çerdhe, në kopshte dhe në shkolla, në rrjetin elektrik dhe në ujësjellës, në hapësira të gjelbra. Kam shënuar çdo problem dhe çdo hall që keni dhe ju garantoj që të gjitha shënimet që kam mbajtur unë si kryetar i ardhshëm i Librazhdit do mundohem t’jua zgjidh. Do jem i njëjti administrator siç kam punuar në detyrat e mëparshme. ndihem i vlerësuar nga PS, më 14 maj të votojmë PS-në dhe mua si kandidat i forcës më të madhe në Shqipëri. Më jepni besimin tuaj dhe do t’ju përgjigjem me punën time. Ju falënderoj të gjithëve që keni dëshirë të vazhdoni përpara dhe jo mbrapa”, tha kandidati i PS-së në Librazhd.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH