A e mbani mend Florianin që kendonte me Adrian Gaxhën? Epo ka disa kohë që nuk e kemi parë në ekrane, por në një intervistë të dhënë për “Prive” ai ka treguar se do të kthehet shpejt.
“Pauza në muzikë ka ndodhur sepse kemi bërë një marrëveshje me njerëzit e shtëpisë, me babin dhe dy vëllezërit. Kemi bërë disa bashkëpunime me një producent të Gjermanisë, për të punuar me këngë në gjuhë të tjera, të huaja. Mirëpo s’po jap shumë fjalë e premtime por po ia lë kohës. Me kohë keni për të kuptuar gjithçka”, ka përfunduar Floriani, duke na lënë të kuptojmë se do rikthehet shumë shpejt. /Gazeta Liberale