Stadiumi “Arena Kombëtare” do të inaugurohet zyrtarisht në datën 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë, e cila do të jetë dhe përballja e fundit e kuqezinjve në grupet e eliminatorëve të Europianit.
Punimet janë drejt fundit, ndërkohë që kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla.
Kryeministri Rama ka publikuar disa pamje nga ambientet e brendshme të impiantit modern, i cili është në fazën e fundit të përgatitjes.