Aktualitet

Video/ Ish-deputeti: Policia dhunoi pabesisht protestuesit

               Publikuar në : 15:17 - 14/04/19 Liberale

Ish-deputeti i PD-së,  Luçiano Boçi ka publikuar një video në “Facebook” ku sipas tij shihet se policia ka ushtruar dhunë dje ndaj qytetarëve të thjeshtë protestues.

Boçi shkruan se policia, befasisht prapa krahëve, arrestoi e dhunoi qytetarët.

“Ja si i gjuan policia e famshme politike e Ramës, qytetarët e thjeshtë protestues. Natën, befasisht, prapa krahëve. Pa asnjë urdhër ligjor. I zë pritë e i arreston dhe i dhunon. Lepe peqe para krimit dhe agresive deri në absurditet me qytetarët që kërkojnë të drejtat, që mbrojnë shtëpitë e kërkojnë sigurinë e së ardhmes. Regjimin e kemi nëpër këmbë. Duhet ta shkelim e ta rrëzojmë!”, – shkruan Boçi në “Facebook”. /Gazeta Liberale

Ja si i gjuan policia e famshme politike e Ramës, qytetarët e thjeshtë protestues.Natën, befasisht, prapa krahëve.Pa asnjë urdhër ligjor.I zë pritë e i arreston dhe i dhunon.Lepe peqe para krimit dhe agresive deri në absurditet me qytetarët që kërkojnë të drejtat, që mbrojnë shtëpitë e kërkojnë sigurinë e së ardhmes.Regjimin e kemi nëpër këmbë.Duhet ta shkelim e ta rrëzojmë!

Publiée par Luciano Boci sur Dimanche 14 avril 2019

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *