Showbiz

VIDEO/ I përlotur nga emocionet, Maluma konfirmon se do të bëhet baba për herë të parë

Shkruar nga Liberale
VIDEO/ I përlotur nga emocionet, Maluma konfirmon se do të bëhet
Maluma po bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë këngëtari kolumbian me anë të një postimi në rrjetet sociale., duke thënë se kishte një surprizë për njerëzit e tij dhe ndjekësit. 29-vjeçari është në pritje të fëmijës së tij të parë me partneren Susana Gomez. “Njerëzit e mi, kam një surprizë për ju sonte. Sot do të bëjmë premierën botërore të videos sime të radhës”, tha kolumbiani. “Ju do të dëshmoni diçka që askush në këtë botë nuk po e sheh”, shtoi ai. “Unë do të qëndroj këtu me ju dhe do ta shoh atë surprizë me ju”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Fansat ishin shumë të emocionuar dhe Maluma po ashtu u përlot nga gëzimi. Në video shihet sesi çifti po përjeton rrugëtimin e shtatzënisë. Nga vizita e mjekut deri tek tregimi i familjes dhe madje edhe ndarja e emrit të fëmijës. Maluma dhe Gomez do të  bëhen prindër të një vajze.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH