Aktualitet

Video/ I këndoi Barack Obamës, Tarifa: Si mos jem krenar për djalin!

Shkruar nga Liberale
Video/ I këndoi Barack Obamës, Tarifa: Si mos jem krenar për

Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po "vlon" debati mes dy konkurrentëve rivalë, Donald Trump dhe Joe Biden për marrjen e "fronit", sjellim në vëmendje se, kur katër vjet më parë, teksa Barack Obama ia la vendin pasardhësit, Jon Tarifa, djali i profesorit të Diplomacisë në Universitetin Europian të Tiranës, Fatos Tarifa shkroi një këngë me titullin:"Mos ikë". 

Në vargjet e këngës, Jon thotë se nuk dëshiron që Presidenti i atëhershëm Obama të largohet dhe se do t'i mungojë.

https://www.youtube.com/watch?v=qtiyAFf9ix4&feature=youtu.be

Ndërsa sot profesor Tarifa e kujton me nostalgji duke u shprehur: "Djali im, Jon, e shkruajti këtë këngë gati 4 vjet më parë. Si mund të mos jem krenar për të!". 

Kujtojmë se në atë kohë kënga u shpërnda nga vajza e ish-presidentit Barack Obama dhe u bë shumë e njohur, aq sa mori 50 milion shikime.

Sa i përket "luftës" Trump-Biden, profesor Tarifa u shpreh disa ditë më parë për televizionin "A2" se "fitorja e Biden, i cili ka një histori të suksesshme, do të ishte në të mirë të interesave të shqiptarëve, ndryshe nga Trump". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH