Aktualitet

Video/ Hahn flet për negociatat dhe rikthimin e vizave nga Holanda

               Publikuar në : 10:20 - 15/05/19 Liberale

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn tha në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se pret një rekomandim pozitiv në raportin e 29 majit.

“Ka disa diskutime por unë jam i përqëndruar për të siguruar një vendim para verës, sepse ky ishte gjithmonë qëllimi ynë. Ne do të paraqesim raportin tonë vjetor për dy javë, ku me siguri do të japim një vendim pozitiv për të dyja vendet. Natyrisht ka gjithmonë disa punë që duhet të bëhen. Por, unë mendoj, sidomos kur është fjala për Maqedoninë e Veriut, se duhet të pranojmë përparimin e madh që ky vend ka bërë në tejkalimin e konflikteve dypalëshe, që është parakusht për anëtarësimin e ardhshëm në BE. Gjithashtu reforma e gjyqësorit në Shqipëri është diçka që duhet të shpërblehet. Pra, në këtë drejtim, mendoj se kjo vlerësohet në mënyrë pozitive nga shtetet tona anëtare”, – thekson komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian.

Ndërkohë i pyetur per kërkesën e Holandës për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Hahn theksoi se nuk ka nisma nga vendet anëtare për të ndërmarrë këtë nismë.

“Ekzistojnë këto kontrolle të rregullta për numrin e atyre që ne i quajmë azilkërkues të pafinancuar. Unë mendoj se këto shifra, në krahasim me numrin e përgjithshëm të njerëzve që udhëtojnë në këtë vend, janë shumë të vogla. Sidoqoftë, është diçka që kam diskutuar vazhdimisht me partnerët e mi në Shqipëri, por edhe në disa vende të tjera. Kjo duhet të trajtohet tërësisht nga autoritetet shqiptare, që do të thotë se ato duhet të komunikojnë. Ato duhet të informojnë popullit se të gjitha këto nisma janë pa ndonjë mundësi për t’u konfirmuar pozitivisht nga këto vende”, – thotë Hahn. /Gazeta Liberale

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *