Aktualitet

Video/ Godina 5-katëshe zhvendoset drejt një vendi të ri

Shkruar nga Liberale
Video/ Godina 5-katëshe zhvendoset drejt një vendi të ri

Një godinë 5-katëshe në Shangai, të ndërtuar në vitin 1935, me peshë 7600 tonë, u ngrit nga toka dhe u spostua në një vend të ri, duke përdorur teknologjinë e “makinës që ecën”.

Spostimi u bë duke vendosur poshtë ndërtesës 200 këmbë robotike të lëvizshme.

Projekti i zhvendosjes së shkollës për 60 metra, zgjati 18 ditë. Spostimi u bë për shkak të ndërtimit të një qendre tregtare në vendin ku ndodhej më parë shkolla.

Vendimi për zhvendosjen dhe jo prishjen e shkollës u mor për shkak të përpjekjeve të Kinës për të ruajtur godinat historike në qytetet e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=5qBJ6XssE1o&feature=youtu.be

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH