1

Video/ Gjon Muharremaj lë pa fjalë jurinë e “The Voice All Stars France”

               Publikuar në : 22:12 - 17/09/21 liberale

Gjon Muharremaj i ka mahnitur të gjithë me performancën e tij në “The Voice All Stars France”. Këngëtari u shfaq të shtunën në audicionet e fshehura në Francë për të konkurruar me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, shkruan “WiwiBlogs”.

I ulur në mes të skenës vetëm me një piano, artisti këndoi këngën “Corps”. Muharremaj arriti që me talentin e tij të tërhiqte vëmendjen e të pestë anëtarëve të jurisë, të cilët u kthyen njëri pas tjetrit për të pasur mundësinë që ta merrnin artistin në skuadrën e tyre.

Gjoni arriti deri në gjysmëfinale me Mika-n, trajnerin e tij.

Pasi përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021” dhe u rendit i treti, duket se Gjon’s Tears (emri i tij artistik), ka gjetur këtë mënyrë për të qenë sërish pjesë e skenës.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back