Sport

Video/ Fitorja ndaj Moldavisë, Reja emocionon lojtarët. Ja ç'ju thotë

Shkruar nga Liberale
Video/ Fitorja ndaj Moldavisë, Reja emocionon lojtarët. Ja

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria luajti kundër Moldavisë dhe shënoi 4 gola. Pas triumfit të djeshëm, tekniku 74-vjeçar, Edi Reja mbajti një fjalim para lojtarëve, në dhomat e zhveshjes.

“Pavarësisht se tifozat iu thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju këtu edhe stafi që punon mbas trajnerit. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj të gjithëve. Merita është vetëm e juaja. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush.

Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”,  është shprehur Reja. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/806079319809960/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH