Këngëtarja Aurela Gaçe së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Mirage’, ku ka folur rreth albumit të saj më të ri.
Por ajo ka habitur me fjalët që tha lidhur me karrierën në skenë. Aurela rrëfeu se ka nevojë për një pushim nga kompeticionet televizive.
“Pjesëmarrjet në festival mua më kanë rritur. Konkurset janë adrenalinë, unë i kam shijuar. Por mendoj që ka ardhur momenti për një pauzë. Tani është momenti që unë duhet të jap shumë albume, shumë muzikë, sepse publiku ka nevojë për këtë. Nuk mund të them anjëherë ‘kurrë’, sepse nuk i dihet por për momentin do bëj një pauzë nga festivalet”, ka thënë ajo. /Gazeta Liberale