Showbiz

Video/ E shpejtë dhe e shijshme, si të bëni sufle në kohë karantine

Shkruar nga Liberale
Video/ E shpejtë dhe e shijshme, si të bëni sufle në

Normalisht që është e vështirë të shohësh një pikë të bardhë në një faqe të zezë muri, por le të bëhemi optimist dhe të gjejmë mënyra të mundshme për të kaluar mirë kohën e izolimit në shtëpi. Një mënyrë është edhe familjarizimi me kuzhinën, sepse s'ka nevojë për të qenë shef kuzhine për të bërë gjëra të mira, mjafton pak vullnet.

Një sugjerim të thjeshtë po ua japim ne, që është gatimi i suflesë. Përbërësit që ju duhen janë: gjalp, vezë, vanilje, sheqer, çokollatë dhe pak kripë. Kaq!

1. Fillimisht shkrini çokollatën

2. Pastaj përgatisni tavat e vogla ku do të vendosni ëmbëlsirën. Pasi t’i keni lyer anët e tyre me gjalpin e shkrirë, hidhini sheqer.

3. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen në formë shkume

4. Të verdhat e vezëve përziejini me çokollatën e shkrirë

5. Shtojini vezën e rrahur

6. Vazhdoni përzierjen derisa çokollata të marrë ngjyrë uniformë

7. Hidhini nëpër tasa dhe gati për pjekje.

Në videon e mëposhtme, mund t'i shihni më mirë hapat dhe ta kuptoni plotëisht procesin e gatimit.

https://youtu.be/XbO_qCNea3A

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH