Sport

Video/ E pabesueshme, tifozët futen në fushë, mbi 100 të vdekur pas ndeshjes derbi

Shkruar nga Liberale
Video/ E pabesueshme, tifozët futen në fushë, mbi 100 të

Një numër ende i pakonfirmuar zyrtarisht i tifozëve të futbollit kanë vdekur në Indonezi pas trazirave që shpërtheyen në fund të ndeshjes derbi, Arema FC ndaj Persebaya Surabaya.

Arema u mund 3-2 në shtëpi nga kundërshtarët e tyre, një rezultat që i shtyu tifozët të futeshin në fushë. Policia u përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës.

Numri i viktimave nga përleshjet besohet të jetë në qindra, përfshirë edhe fëmijë. Akhmad Hadian Lukita, presidenti i PT Liga Indonesia Baru (LIB), tha: “Jemi të shqetësuar dhe na vjen shumë keq për këtë tragjedi. Ne ndajmë ngushëllimet tona dhe shpresojmë se ky do të jetë një mësim i vlefshëm për të gjithë ne.”

https://img-9gag-fun.9cache.com/photo/aBdQx0D_460svvp9.webm

Të gjitha ndeshjet e mbetura të Liga 1 këtë javë janë pezulluar për shkak të incidentit, ndërsa FA e Indonezisë ka konfirmuar se Arema nuk do të presë asnjë ndeshje për pjesën tjetër të sezonit.

Mediat e huaja raportojnë për 103 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur pas përleshjeve masive. Kjo ndeshje mund të jetë një nga ditët më tragjike në futbollin botëror.

https://youtu.be/wMtsQPsuhFg?t=3

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH