Showbiz

Video/ E dashuruar si ditën e parë, Julka Gramo flet për raportin 20-vjeçar me bashkëshortin

Shkruar nga Liberale
Video/ E dashuruar si ditën e parë, Julka Gramo flet për raportin

Këngëtare e suksesshme në vitet 2000, tashmë një folëse e këndshme në radio, Julka Gramo zbuloi detaje nga raporti i saj 20-vjeçar me bashkëshortin, Andi Gramon, 2 fëmijët, këndvështrimin mbi gazetarinë dhe për shpirtin e festës që shquhet në shoqërinë e saj. E ftuar në “Vila24”, Julka tha se ndjen njësoj për Andin, falë parimit: Jeto e lëri të tjerët të jetojnë.

Më tej u ndal tek raporti që ka me djemtë duke thënë se për faktin që është bërë mami, ka pse të lërë pas dore veten. Pas familjes, Julka pyetet për gazetarinë sot, ku me keqardhje shprehet se të rinjtë nuk janë të apasionuar.

E pyetur nga moderatorja Lahe për natyrën e saj sociale, Julka flet me shumë dashamirësi për dy shoqet e saj të ngushta, Jonidën dhe Jerin, e shton se edhe vetë është shpirti i festës. Në fund Julka u ndal tek projektet në TV, duke thënë se është në pritje.

https://youtu.be/_HcyopaKh6U

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH