1

Video e Andi Lilës, reagon kreu i Bashkisë së Kavajës: Fusha ka…

               Publikuar në : 15:23 - 19/11/20 liberale

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ka reaguar ditën e sotme pas ngjarjes në fushën të futbollit, me ish-lojtarin e Kombëtares, Andi Lila.

Në reagimin e tij, Krali thekson se Andi Lila është “Nderi i Qytetit” për kontributet që ka dhënë për futbollin, por sipas tij, ai e di shumë mirë që në ambientet ku sërviten të rinjtë ka regjim strikt.

Sipas kryebashkiakut, fusha është e çdo qytetari, por prioritet është stërvitja e fëmijëve.

Postimi i Redjan Krali:

…dhe ai që u votua më shumë kundra (nga ato për të cilët sot papritur u bë hero), u bë dhe “deputet”…
.. kështu mbaron përralla dhe të gjithë u rikthyen në gjumë (ajo që dijnë të bëjnë më mirë).

Bashkia Kavajë në të cilën kam nderin të shërbej si Kryetar i saj, është e çdo qytetari, pa dallim bindjesh e ngjyrash e aq më pak ambiciesh politike.

Andi Lila është qytetar nderi për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin, aq më tepër në një qytet kaq dashamirës ndaj sportit siç është qyteti jonë.

Andi Lila gjithashtu, e di fort mirë që në një ambient ku të rinjtë tanë sot stërviten për të qenë nesër në lartësinë e tij në karrierën që kanë zgjedhur, kanë nevojë për motivim, mbështetje, regjim strikt dhe absolutisht jo “shpërqëndrim”.

Pikërisht në ndihmë të kësaj logjike futen Institucionet përkatëse. Fusha vërtet është e çdo qytetari, jo vetëm e atyre që janë rritur e formuar në të, por funksioni i saj prioritar është stërvitja e fëmijëve.

Në çdo moment tjetër, mjafton një komunikim fare i thjeshtë me Institucionin përkatës, në rastin konkret “Drejtoria e Sporteve”, për të koordinuar dhe shmangur çdo polemike të panevojshme duke marr për të mirëqenë që në fund të ditës, ajo që të dyja palët duan, është e mira e “talenteve” të reja.

Kryetari i Bashkisë nuk urdhëron, delegon besimin e tij për mirëfunksionimin e çdo Institucioni Drejtues. Kryetari Bashkisë është shërbëtor. Bashkia Kavajë është e qytetarëve!

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back