Një automjet tip ‘Ford’ me targë AA 887 NV është gjetur e djegur në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Mësohet se makina është djegur gjatë natës. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Makina është në pronësi të K. Dervishi, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit është djegur automjeti tip Ford Focus, në pronësi të shtetasit K.D, në lagjen “Pavarësia”, i cili është dëmtuar plotësisht. Nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.