Sport

Video/ Çfarë nuk u pa në stadium? Pas fitores, Sylvinho ngriti tifozët në këmbë, festë e çmendur e teknikut brazilian

Shkruar nga Liberale
Video/ Çfarë nuk u pa në stadium? Pas fitores, Sylvinho ngriti

Një ngjarje e madhe ishte rezultati i ndeshjes së Shqipërisë me Moldavinë, e cila vulosi kualifikimin e kuqezinjve në Europianin e 2024-ës. Përveç paraqitjes së shkëlqyer të futbollistëve tanë, një meritë të veçantë merr tekniku brazilian, Sylvinho, i si kurrë më parë ka formuar dhe drejtuar drejt majave një skuadër të suksesshme të futbollit.

Madje shpesh është thënë media se Kombëtarja e Shqipërisë, kurrë nuk ka pasur një skuadër kaq të mirë, sa është ajo e formuar prej Sylvinho.

Pas barazimit dhe sigurimit të një biletë për në “Euro2024”, trajneri i Kombëtares ishte ai që festoi dhe gëzoi më shumë se çdo shqiptar. Me flamurin kuqezi në krah, me plis në kokë, Sylvinho solli një version ultras, u përqafua me të gjithë, me lojtarët, stafin, tifozët, ishte thjesht i papërmbajtshëm duke shpalosur të gjithë energjinë e tij pozitive.

“Është një ëndërr, kjo është një ëndërr. Jam shumë i lumtur që u realizua, që po e përjetojë këtë ëndërr. Është nder të jem trajneri i Shqipërisë, e ndjej shumë pasionin e njerëzve”, u shpreh Sylvinho në një prononcim për mediat pas mbylljes së sfidës.

Në tetë ndeshje në krye të Shqipërisë, Sylvinho ka arritur 5 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje, por më e mira nuk ka ardhur ende pasi tani na pret një Evropian për t’u mos harruar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH