
Të gjitha
Video/ Burri qëllon për vdekje 34-vjeçaren në mes të rrugës

Një 34 vjeçare është vrarë në mes të rrugës në Brazil. Mediat e huaja shkruajnë se viktima është Anna Pola da Silva dhe u vra nga një person ende i paidentifikuar, në një rrugë kryesore në Sao Paulo.
Viktima, nëna e një vajze 15-vjeçare, u qëllua për vdekje, ndërsa po kthehej nga puna në shtëpinë e saj. Sikurse mund të shihet edhe nga video autori ngjarjes së rëndë po rrinte i fshehur pas një shtyllë dhe sapo gruaja afrohet ai nxjerr armën dhe e qëllon.
Autori arriti të largohet nga vendngjarja me biçikletën e tij dhe deri tani nuk raportohet për të arrestuar.
Tags: Brazil, qellohet per vdekje, rruge, vrasje
KOMENTO (0)