Milarderja më e re në botë, Kylie Jenner së fundmi ka treguar disa pamje nga zyrat super luksoze, që ka zgjedhur për vete dhe për stafin e madh që punon në linjën e saj kozmetike.
Miliarderja ka postuar një video në kanalin e saj të Youtubit ku ka treguar hapësirën gjigante të hollit dhe zyrat e shumta të punonjësve që po ta vini re mbizotëron ngjyra rozë.
Po ashtu në video vihen re ambienti i kuzhinës, një bar për t’u freskuar me një pije, një dhomë veshjeje, një studio fotografike, një dush dhe një dhomë gjumi për vogëlushen Storm.
Pra gjithça është e kompletuar aq mirë sa mund të ndihesh si në shtëpi! /Gazeta Liberale